Libri “Nga Shtatzënia deri në Lindje”.
E kam shkruar këtë libër me shumë dashuri dhe kujdes të veçantë për çdo grua që është duke kaluar fazën e shtatzënisë. Përvoja ime si nënë më ka ndihmuar të kuptoj sfidat dhe emocionet e kësaj periudhe të veçantë duke më frymëzuar të punoj më shumë rreth këtij libri.
Bazuar në përvojën time personale dhe studimet e mija në fushën e psikologjis jam përpjekur të ofroj këshilla të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me ndryshimet emocionale të gruas gjatë dhe pas shtatzënisë.
Disa nga temat që trajtohen në libër janë:
* Shenjat e para të shtatzënisë
* Çfarë duhet të keni parasysh gjatë shtatzënisë?
* Tabela e shtatzënisë sipas javëve
* Ndryshimet emocionale
* Aktiviteti fizik (ushtrimet) gjatë shtatzënisë
* Cilat ushqime janë të shëndetshme në shtatzëni
* Problemet gjatë shtatzënisë dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun
* Menaxhimi i ankthit dhe depresionit gjatë dhe pas shtatzënisë
* Ruajtja e një marrëdhënie të shëndoshë në çift
* Informacione rreth lindjes me operacion
* Këshilla për veten pas shtatzënisë, dhe shumë të tjera.
E kuptoj që çdo grua ka një rrugëtim unik gjatë shtatzënisë, por besoj se ky libër do t’ju ofrojë mbështetjen e duhur me këshilla dhe informacione të nevojshme.
Çmimi: 12,90 €