Kush jam unë?

  • Home
  • Kush jam unë?
Shape Image One
About Us About Us
About Us
Kush është pas @keshillaperprinden?
Unë jam Argjentina! Jetoj që katër vite në Gjermani. Si nëna e një djali 10 muajsh, tani e di dhe e kuptoj çdo nënë se si është të kujdesesh për fëmijët dhe të jesh e gatshme për të dhënë gjithçka që ata kanë nevojë. Unë kam mbaruar studimet në fushën e psikologjisë, pastaj kam punuar në kopsht për fëmijë dhe këtu e kam zbuluar dëshirën time për të ndihmuar fëmijët në mënyra të ndryshme. Kam kuptuar që nevojat e fëmijëve janë të ndryshme dhe ndonjëherë ata kanë nevojë përveç kujdesit që ne i ofrojmë gjithashtu dhe t’i kuptojmë emocionet e tyre dhe problematikat e zhvillimit që ata mund të kenë. Viti i parë i punës ishte mjaft sfidues për mua. Kam takuar fëmijë me problematika të ndryshme në zhvillim dhe kuptova se nuk mjafton vetëm ajo se çka unë kisha përfunduar, kështu që u fokusova më shumë tek pjesa e zhvillimit dhe identifikimi i hershëm i problemeve që fëmijët mund të kenë. Kjo më motivoi edhe të bëhem pjesë e trajnimeve të ndryshme dhe të çertifikohem në fusha speciale si:
1️⃣ “Programi i stimulimit të fëmijëve”.
2️⃣ “Menaxhimi i sjelljes së fëmijëve me autizëm” .
3️⃣ “Inventarët për çrregullimet afektive dhe identifikimin e tyre”.
Së fundi jam çertifikuar nga International Training and Therapy Association në bashkëpunim me Italian Academy of Science and Education për
4️⃣“Çrregullimet e Spektrit të Autizmit dhe metodat ABA”.
Ishte kjo periudha kur unë vendosa ta hap faqen, po në këtë kohë isha gjithashtu shtatzënë. Një nga sukseset më të mëdha në karrierën time është se tani mund të vazhdoj të zhvilloj profesionin tim në Gjermani, një nga vendet më të njohura në fushën e psikologjisë dhe terapisë, ngase puna ime është vlerësuar e tillë nga autoritetet përkatëse. Për momentin jam e përkushtuar vetëm tek djali im, por gjithashtu mundohem të gjej kohë edhe për faqen, e të jem pranë secilit prej jush. Jam e gatshme të ndihmoj çdo prind për të arritur potencialin e fëmijëve të tyre dhe për të bërë përvojën e rritjes së fëmijëve sa më të lehtë.
Shape Image
Shape Image

00

Këshilla

00

Informacione

00

Konsulta

00

Aktivitete