1️⃣ “Programi i stimulimit të fëmijëve”.
2️⃣ “Menaxhimi i sjelljes së fëmijëve me autizëm” .
3️⃣ “Inventarët për çrregullimet afektive dhe identifikimin e tyre”.
Së fundi jam çertifikuar nga International Training and Therapy Association në bashkëpunim me Italian Academy of Science and Education për 4️⃣“Çrregullimet e Spektrit të Autizmit dhe metodat ABA”. Ishte kjo periudha kur unë vendosa ta hap faqen, po në këtë kohë isha gjithashtu shtatzënë. Një nga sukseset më të mëdha në karrierën time është se tani mund të vazhdoj të zhvilloj profesionin tim në Gjermani, një nga vendet më të njohura në fushën e psikologjisë dhe terapisë, ngase puna ime është vlerësuar e tillë nga autoritetet përkatëse. Për momentin jam e përkushtuar vetëm tek djali im, por gjithashtu mundohem të gjej kohë edhe për faqen, e të jem pranë secilit prej jush. Jam e gatshme të ndihmoj çdo prind për të arritur potencialin e fëmijëve të tyre dhe për të bërë përvojën e rritjes së fëmijëve sa më të lehtë.
Çfarë ofrojmë ne?
Këshilla për prindër është një platformë që ju ofron prindërve informacione dhe këshilla profesionale në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, veçmas kësaj kjo platformë ofron dhe konsulta me psikologen për problemet e ndryshme që ju shqetësojnë tek fëmijët tuaj. Platforma është e krijuar që të jetë sa më afër prindërve në nevojë duke ofruar informacione dhe këshilla profesionale ne çdo kohe. Duke ditur që aktivitetet luajnë një rol të pa ndashëm ne zhvillim, ne kemi menduar edhe për këtë duke ofruar aktivitete të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin psiko-fizik tek fëmijët nga mosha 0-7 vjeç. Pa dyshim qe rezultatet e dëshiruar tek fëmijët arrihen duke bashkëpunuar se bashku ne trekëndëshin prindër, profesionist dhe fëmije, andaj mos nguroni të bashkëpunoni së bashku me ne.
Dashuria midis një prindi dhe fëmijëve të tyre është gjithmonë dhe përgjithmonë.
Si është të jesh prind. Është një nga gjërat më të vështira që do të bësh ndonjëherë, por në këmbim ajo të mëson kuptimin e dashurisë së pakushtëzuar.
Ndërsa fëmijët tuaj rriten, ata mund të harrojnë atë që keni thënë, por nuk do të harrojnë se si i keni bërë të ndihen.
Dashuria është t'i kushtoni fëmijëve tuaj vëmendjen dhe kohën tuaj të pandarë.
Not a member yet? Register now
00
Këshilla
00
Informacione
00
Konsulta
00
Aktivitete